Lajme

Ushqimet më të lira në maj, por mishi u shtrenjtua.

todayJune 2, 2026 15

Background
share close

Çmimet e ushqimeve në Suedi shënuan një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas statistikave mujore të Matpriskollen, që përfshijnë rreth 43 mijë produkte, çmimet ishin mesatarisht 0.2% më të ulëta krahasuar me muajin prill.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Matpriskollen, Ulf Mazur, deri tani lufta në Lindjen e Mesme nuk ka sjellë ndikime të dukshme në çmimet e produkteve ushqimore në dyqanet suedeze.

“Deri më tani nuk janë parë efekte të mëdha të luftës në Lindjen e Mesme në çmimet e dyqaneve”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, situata është ndryshe për mishin. Për shkak të numrit më të vogël të kafshëve për therje, çmimet e mishit po rriten pikërisht në kohën kur fillon sezoni për grill dhe kërkesa për produkte të tilla shtohet.

Të dhënat tregojnë se çmimi i mishit të viçit është rritur me 17% gjatë 12 muajve të fundit. Sipas Mazur, rritja e çmimeve vërehet më së shumti te pjesët më cilësore dhe më të shtrenjta të mishit.

Në një prononcim për Dagens Nyheter (DN), ai theksoi se ndikimi i rritjes së çmimeve shihet më qartë te copat premium të mishit të viçit.

Për konsumatorët që duan të mbajnë nën kontroll shpenzimet gjatë sezonit të grillave, ekspertët rekomandojnë zgjedhjen e mishit të pulës, sallameve ose mishit të derrit, të cilat mbeten alternativa më të lira krahasuar me mishin e viçit.

Burimi: DN/Omni/TT

Link: https://www.dn.se/ekonomi/matpriskollen-biffen-till-grillen-dyrare-i-sommar/

https://tt.omni.se/svagt-fallande-matpriser-i-maj/a/M7Pey5

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%