Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Festimi i maturës mund të dalë i shtrenjtë, paralajmëron policia. Shumë nga gjërat që zakonisht bëhen gjatë festës së maturës mund të çojnë në gjoba, shkruan Expressen.
Sipas policisë, një shembull është kur dikush varet jashtë dritares së makinës gjatë festës së maturës. Kjo sjellje mund të kushtojë 1 500 krona gjobë.
Policia thekson gjithashtu se shumica e atyre që festojnë maturën nuk kanë mbushur ende 20 vjeç. Kjo do të thotë se nuk lejohet të konsumohet alkool me më shumë se 3.5% në “flaken” e maturës.
“Ne do të kontrollojmë sipas mundësive dhe sa të jetë e mundur, si para nisjes ashtu edhe gjatë udhëtimit, thotë Nelly Lejon nga policia e Stokholmit.
Burimi: Expressen
Link: https://www.expressen.se/nyheter/sverige/polisen-varnar-kommer-kontrollera-flaken/
Written by: admin