Lajme

Numërohen 100% të kutive të votimit në Kosovë/ LVV fuqi e parë

todayJune 8, 2026 13

Background
share close

Janë procesuar 100% e vendvotimeve në sistemin e rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas rezultatit, Lëvizja Vetëvendosje merr 42.91% të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.12%, Lidhja Demokratike e Kosovës mori 17,58% të votave dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7,16%.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbes si fuqia e parë në parlament, pasi që me këtë rezultat paraprak merr 48 mandate, PDK merr 24, LDK siguron 20 dhe Aleanca merr 8 ulëse.
20 vende në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuar për pakicat. Lista Serbe ka marr 6,18% të votave e siguron 9 nga 10 mandatet për komunitetin serb. Një ulëse merr partia e Nenad Rashiqit, ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim.
10 ulëset tjera do të ndahen mes komuniteteve jo serbe.
Në 15 komuna ka nisur verifikimi i votave të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Numërimi nisi në orën 09:00 në Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Mitrovicë e Veriut.
Ndërkohë, numërimi nis pasdite në 23 komuna të tjera.

Burimi: t.ch

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%