Lajme

Parashikohet ulje e papunësisë në Suedi vitin e ardhshëm: “Rimëkëmbja po ecën ngadalë”

todayJune 16, 2026 10

Background
share close

Papunësia në Suedi pritet të ulet gjatë vitit të ardhshëm, falë rritjes së konsumit të familjeve dhe shtimit të ndërtimit të banesave. Kështu vlerëson Marcus Löwing, analist në Shërbimin Suedez të Punësimit (Arbetsförmedlingen).

Sipas tij, ekonomia po vazhdon të rikuperohet, por me ritëm të ngadaltë.

“Rimëkëmbja vazhdon, por ngadalë. Do të duhet deri në gjysmën e dytë të vitit 2027 që të arrijmë nivelin që kishim para recesionit ekonomik”, tha Löwing për agjencinë TT.

Ai thekson se optimizëm po shfaqin edhe industria e prodhimit dhe disa pjesë të sektorit të shërbimeve, veçanërisht hotelet dhe restorantet.

Aktualisht, 6.4% e fuqisë punëtore janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punësimit në Suedi. Sipas parashikimit të Marcus Löwing, kjo shifër do të zbresë në 6.1% gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithatë, shifrat e Anketës së Fuqisë Punëtore (AKU), të publikuara nga Enti Qendror i Statistikave të Suedisë (SCB) dhe të bazuara në intervista me qytetarët, tregojnë një nivel më të lartë papunësie.

Sipas kësaj ankete, 8.8% e të anketuarve deklaruan se ishin të papunë në muajin maj. Kjo përfaqëson një rritje krahasuar me muajin prill, kur shkalla e papunësisë ishte 8.5%.

Burimi: TT/Omni/SCB/ Arbetsformedlingen

Link: https://tt.omni.se/arbetslosheten-spas-sjunka-men-langsamt/a/BxbPwG

https://arbetsformedlingen.se/om-oss/press/pressmeddelanden?id=6CB2D361F8F2FA9A&pageIndex=1&year=0&uniqueIdentifier=

https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/arbetsmarknad/utbud-av-arbetskraft/arbetskraftsundersokningarna-aku/pong/statistiknyhet/arbetskraftsundersokningarna-maj-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%