Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Amnesty International thotë se Suedia po krijon ligje racore pasi Riksdagen ka votuar kërkesat për “sjellje të mirë” (vandelskrav).
Shumica e atyre që duan të bëhen qytetarë suedezë sillen në mënyrë korrekte. Ne po i rrisim kërkesat pikërisht sepse jemi në anën e tyre, shkruan ministri i migracionit Johan Forssell (M).
Është për shumë arsye për të ardhur keq të shohësh se sa lehtë Anna Johansson nga Amnesty International përdor fjalë si “ligje racore” dhe “sistem apartheidi”(sistem i ndarjes dhe diskriminimit racial). Politika e emigracionit ka nevojë për një debat të qetë dhe të balancuar.
Për ministrin është e qartë se përpjekja duhet të shpërblehet dhe krimi duhet të ndëshkohet. Ai që është qytetar ka më shumë të drejta në Suedi sesa ai që ndodhet në vend me leje të përkohshme qëndrimi. Kjo është e njëjta gjë në të gjitha demokracitë dhe nuk është e njëjtë me ligje racore. Shtetësia suedeze nuk është vetëm dokument udhëtimi, por lidhet me të drejta dhe detyrime. Prandaj, Suedia po i forcon kërkesat për të marrë shtetësinë suedeze.
Sipas tij, nëse mendohet ndryshe, edhe rregullat për lejet e punës do të konsideroheshin si sistem apartheidi, gjë që do të përjashtonte pothuajse të gjithë Perëndimin nga të qenit demokraci.
Rifutja e kërkesës për “sjellje të mirë” (vandel) do të thotë se personat që vijnë në Suedi duhet të jetojnë në mënyrë të ndershme dhe të rregullt. Kjo mund të përfshijë që nuk duhet të kryhen krime, të mos bëhet mashtrim me ndihmat sociale ose të mos përbëhet rrezik për sigurinë suedeze. Kjo është një pritje normale për ata që duan të jenë pjesë e shoqërisë suedeze.
Ministri thotë se shumica e emigrantëve përpiqen dhe sillen mirë. Sipas tij, rregullat vendosen edhe për të mbështetur njerëzit e ndershëm, pavarësisht prejardhjes së tyre.
Ai shton se debati i ashpër rreth “vandelit” duket se vjen nga arsye të tjera dhe jo nga vetë propozimi. Rregulla të ngjashme, sipas tij, ekzistojnë edhe në vende si Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe. Ai shpreson që në të ardhmen të ketë një debat më të qetë dhe më të matur për këto çështje, edhe pse palët kanë mendime të ndryshme.
Nga Johan Forssell (M), ministër i migracionit.
Burimi: Expressen Debat
Link: https://www.expressen.se/debatt/debatt-nej-sverige-har-inte-blivit-rasistiskt/?fbclid=PAdGRleASiZmlleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZA8xMjQwMjQ1NzQyODc0MTQAAafFP3sSHcb1UmJjY8L_YLuRfl8oUjCDsNBVVI3VM9LIJbgkQa8-bMevXy_-xw_aem_X2aat0Ei0JKgpkOW6Bvcnw
Written by: admin