Lajme

Ndërprerje e trafikut hekurudhor pranë Goteborgut, riparimet mund të zgjasin disa ditë

todayJune 25, 2026 17

Background
share close

Trafiku i trenave midis Goteborgut dhe Borås është ndërprerë plotësisht pasi 10 deri në 12 vagona të një treni mallrash dolën nga shinat pranë Bollebygd, sipas raportimeve të disa mediave suedeze. Për shkak të aksidentit, asnjë tren nuk mund të qarkullojë në linjën hekurudhore që lidh Stokholmin me Goteborgun.

Nga dalja e trenit nga shinat janë dëmtuar shtyllat dhe linjat elektrike të hekurudhës. Autoritetet ende nuk kanë dhënë një afat të saktë se kur do të rikthehet qarkullimi normal i trenave në këtë segment.

Denny Josefsson, zëdhënës për shtyp i Trafikverket (Administrata Suedeze e Transportit), deklaroi për SVT Nyheter Väst se riparimi i dëmeve mund të zgjasë disa ditë.

“Përafërsisht, mund të duhen disa ditë për ta rregulluar situatën”, tha ai.

Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar. Megjithatë, sipas Christian Klaesson, drejtues i operacionit të shërbimit të shpëtimit, ekziston mundësia që dalja nga shinat të jetë shkaktuar nga një deformim i shinave si pasojë e temperaturave të larta.

“Nuk është e pamundur që bëhet fjalë për një deformim të shinave nga nxehtësia, pasi temperaturat kanë qenë shumë të larta”, tha Klaesson për gazetën Borås Tidning.

Ndërkohë, për të lehtësuar udhëtimin e pasagjerëve të prekur nga ndërprerja e trafikut hekurudhor, janë vënë në dispozicion autobusë zëvendësues, raportoi Aftonbladet.

Autoritetet po vazhdojnë punën për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të riparuar dëmet në infrastrukturën hekurudhore.

Burimi:SVT/BT/Aftonbladet

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/vast/larm-om-godstag-som-sparat-ur-utanfor-bollebygd

https://www.bt.se/bollebygd/godstag-har-sparat-ur-tagtrafiken-paverkas/#no_universal_links

https://www.aftonbladet.se/nojesbladet/a/8pRj8d/siw-malmkvist-fast-i-tagkaos-man-blir-handlingsforlamad

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%