Lajme

Vänsterpartiet propozon 15 000 krona për çdo foshnjë të porsalindur

todayJune 26, 2026 17

Background
share close

Liderja e Partisë së Majtë në Suedi, Nooshi Dadgostar, ka propozuar që të gjithë prindërit që bëhen me fëmijë të marrin 15 000 krona si një mbështetje financiare për lindjen e foshnjës.

Në një artikull të botuar në gazetën Expressen, ajo shkruan se gjendja ekonomike e shumë familjeve është përkeqësuar gjatë mandatit të fundit. Sipas saj, shumë prindër, veçanërisht ata që rrisin fëmijët vetëm, e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e përditshme. Ajo thekson gjithashtu se periudha e parë pas lindjes së një fëmije sjell shumë shpenzime për familjet.

Përveç pagesës prej 15 000 kronash për çdo foshnjë të porsalindur, Partia e Majtë propozon edhe rritjen e barnbidrag (ndihmës mujore për fëmijët) me 500 krona. Gjithashtu, partia dëshiron të vendosë një shtesë prej 300 kronash në muaj për prindërit që rrisin fëmijët vetëm.

“Nëse marrim besimin e qytetarëve për të qenë pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, prioriteti ynë do të jenë familjet me fëmijë”, shkruan Nooshi Dadgostar.

Burimi:Expressen

Link: https://www.expressen.se/debatt/debatt-nyblivna-foraldrar-ska-fa-minst-15000-kronor-/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%