Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Administrata Suedeze e Transportit (Trafikverket) ka paralajmëruar për fenomenin e njohur si “asfalt që djersit” (blödande asfalt), për shkak të motit shumë të nxehtë që pritet të përfshijë Suedinë gjatë kësaj fundjave.
Ky fenomen ndodh kur materiali lidhës i asfaltit ngrihet në sipërfaqe si pasojë e vapës së madhe, duke e bërë rrugën të rrëshqitshme dhe më të rrezikshme për qarkullim.
Në një njoftim për media, drejtori i përgjithshëm i Trafikverket, Roberto Maiorana, tha se Rajoni Perëndimor ka kaluar në gjendje gatishmërie. Sipas tij, ekipet dhe kontraktorët janë të përgatitur të hedhin rërë dhe të ndërhyjnë menjëherë në çdo vend ku konstatohet ky problem.
Trafikverket u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë dhe të mbajnë distancë nga automjetet e tjera, pasi ekziston rreziku që në rrugë të krijohen automjete të ndaluara, gjë që mund të shkaktojë situata të rrezikshme në trafik.
Burimi: TT/Trafikverket
Link: https://via.tt.se/pressmeddelande/4457554/extremvarme-paverkar-vag-och-jarnvagstrafiken?lang=sv&publisherId=44450
Written by: admin