Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga dita e mërkurë, Suedia do të ketë disa nga çmimet më të ulëta të benzinës në Evropë, pas uljes së përkohshme të taksave nga qeveria. Sipas agjencisë TT, çmimi i benzinës pritet të zbresë në rreth 13 krona për litër, niveli më i ulët i regjistruar që nga viti 1999.
Shoqata e industrisë së karburanteve, Drivkraft Sverige, parashikon një fluks të madh të drejtuesve të automjeteve në pikat e karburantit, veçanërisht të norvegjezëve, të cilët pritet të kalojnë kufirin për të përfituar nga çmimet më të lira.
David Sällh, përgjegjës për gatishmërinë në Drivkraft Sverige, thotë se kërkesa e lartë mund të bëjë që në disa pika karburanti të mungojë përkohësisht benzina.
“Është e mundur që për disa orë të ketë mungesë karburanti në disa pompa,” u shpreh ai.
Burimi: TT/Omni/msverige/efn
Link:https://tt.omni.se/svensk-bensinskatt-sanks-norsk-rusning-vantas/a/M7E2Am
https://msverige.se/media/pyfbgoox/m-sverige-lista-bensin-och-dieselpriser-europa.pdf
https://efn.se/regeringens-krisstod-175-miljarder-kronor
Written by: admin