Lajme

Sondazhi: Votuesit në Suedi janë të ndarë për ndërtimin e banesave me qira në zonat me shtëpi private

todayJune 29, 2026 16

Background
share close

Një sondazh i ri tregon se votuesit në Suedi kanë mendime të ndara për propozimin që të ndërtohen më shumë banesa me qira në zonat me shtëpi private, me qëllim uljen e segregimit (ndarja mes lagjeve).

Sondazhi, i realizuar nga Indikator Opinion me porosi të Sveriges Radio P4, tregon se 40% e votuesve e mbështesin këtë propozim. Ndërkohë, 39% janë kundër, ndërsa 20% nuk kanë një mendim ose janë neutralë.

Ndërtimi i lagjeve me lloje të ndryshme banesash është një politikë që mbështetet kryesisht nga Socialdemokratët, të cilët besojnë se kjo mund të ndihmojë në uljen e segregimit. Megjithatë, kritikët e kanë quajtur këtë politikë “përzierje e detyruar”.

Nga ana tjetër, Demokratët e Suedisë (Sverigedemokraterna) kanë premtuar në programin e tyre zgjedhor se do të vendosin një “veto qytetare”. Sipas këtij propozimi, për miratimin e projekteve të reja të ndërtimit do të kërkohet pëlqimi i 75% të banorëve të lagjes.

Sondazhi u realizua nga Indikator Opinion, institucion punonjësit e të cilit janë trajnuar në Programin Suedez të Kërkimeve Zgjedhore pranë Universitetit të Goteborgut. Instituti thekson se matjet e tij të opinionit bazohen vetëm në metoda të provuara shkencore.

Në sondazh u pyetën 2.044 persona të përzgjedhur rastësisht, të moshës mbi 18 vjeç, me pyetjen: “Çfarë mendoni për propozimin për të ndërtuar më shumë banesa me qira në zonat me shtëpi private për të ulur segregimin?” Shkalla e përgjigjeve ishte 46%, ndërsa rezultatet u përpunuan duke u bazuar në statistikat zyrtare për gjininë, moshën dhe mënyrën e votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022.

Burimi: P4

Link:https://www.sverigesradio.se/artikel/fler-hyresratter-i-villaomraden-valjarna-kluvna

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%