Lajme

Inflacioni në eurozonë bie më shpejt se sa pritej

todayJuly 1, 2026 18

Background
share close

Inflacioni në eurozonë ka rënë më shpejt se sa ishte parashikuar. Sipas të dhënave të Eurostat, norma e inflacionit në qershor ka zbritur në 2.8%, nga 3.2% që ishte në muajin maj. Kjo shifër është më e ulët se pritjet e analistëve, të cilët kishin parashikuar një inflacion prej 3.0%.

Edhe inflacioni bazë ka rënë më shumë se sa pritej, duke zbritur në 2.4 %, nga 2.6% në muajin maj.

Rënie të dukshme janë regjistruar në ekonomitë e mëdha të eurozonës, si Gjermania, Franca dhe Italia, dhe kjo ka ndikuar në uljen e përgjithshme të inflacionit. Në Francë, inflacioni ka rënë në 2.0%, nga 2.8% që ishte një muaj më parë.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, kjo rënie lidhet kryesisht me uljen e çmimeve të energjisë. Kjo ka ardhur pas uljes së tensioneve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, gjë që ka ndikuar në stabilizimin e tregjeve të energjisë.

Burimi: ec.europa/tradingeconomics

Link: https://ec.europa.eu/eurostat/web/products-euro-indicators/w/2-01072026-ap

https://tradingeconomics.com/euro-area/inflation-cpi

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%