Lajme

Mungesa e rregullave mund të shkaktojë aksidente vdekjeprurëse me elsparkcyklar

todayJuly 2, 2026 10

Background
share close

Numri i aksidenteve me elsparkcyklar është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Gjatë vitit 2025, shtatë persona humbën jetën, ndërsa rreth 6.600 të tjerë u plagosën.

Studiuesit e Universitetit Chalmers kanë analizuar të gjitha aksidentet me pasojë vdekjen të ndodhura mes viteve 2016 dhe 2024, ku janë përfshirë biçikleta të zakonshme, biçikleta elektrike dhe elsparkcyklar. Sipas studimit, elsparkcyklar dallohen për numrin më të lartë të aksidenteve fatale në trafik.

Aksidentet më të rënda me elsparkcyklar ndodhin shpesh gjatë natës, përfshijnë mjete private dhe drejtues që kanë konsumuar alkool.

“Meqenëse ka shumë elsparkcyklar me qira, mendonim se statistikat do të tregonin se më shumë persona humbnin jetën me to. Por rezultatet treguan të kundërtën”, tha profesori i Universitetit Chalmers, Marco Dozza.

Sipas studimit, 44% e drejtuesve të elsparkcyklar që humbën jetën ishin nën ndikimin e alkoolit. Për krahasim, kjo përqindje ishte 27% te drejtuesit e biçikletave elektrike dhe 13% te ata që përdornin biçikleta të zakonshme.

Studimi tregon gjithashtu se asnjë nga personat që humbi jetën duke drejtuar një elsparkcykel nuk mbante helmetë mbrojtëse.

Sipas profesorit Marco Dozza, ende nuk janë krijuar rregulla dhe norma të qarta për përdorimin e elsparkcyklar, pasi shumë njerëz vazhdojnë t’i shohin ato si lodra dhe jo si mjete transporti.

Burimi:Omni/TT/DN

Link: https://tt.omni.se/berusade-elsparkcyklister-bakom-dodssiffrorna/a/d4qVrj

https://www.dn.se/sverige/sveriges-grannlander-har-hardare-regler-for-elsparkcyklar-ministern-oppnar-for-skarpningar/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%