Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoritetet në Gotland u kanë bërë thirrje turistëve që të lahen në det në vend që të bëjnë dush, me qëllim kursimin e ujit. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Aftonbladet.
Rajoni i Gotland ka nisur bashkëpunimin me disa hotele për të përhapur këtë mesazh te vizitorët. Si pjesë e kësaj nisme, të gjithë mysafirët e hoteleve po marrin falas sapun për përdorim me ujë të kripur.
Sipas Johan Gustafsson, përgjegjës për qëndrueshmërinë në Rajonin e Gotland, një dush i zakonshëm konsumon rreth 60 litra ujë. Ai theksoi se, për shkak të situatës së vështirë me furnizimin me ujë në ishull, çdo kursim, sado i vogël, është i rëndësishëm.
Burimi: Aftonbladet
Link:https://www.aftonbladet.se/nyheter/klimat/a/vrnarw/gotlands-uppmaning-tvatta-er-i-havet
Written by: admin