Lajme

Qeveria suedeze do të rishikojë TVSH-në për produktet ushqimore

todayJuly 6, 2026 37

Background
share close

Qeveria suedeze dëshiron të shqyrtojë mundësinë që produktet e ndryshme ushqimore të tatohen me norma të ndryshme të TVSH-së. Kjo bëhet e ditur në një njoftim për shtyp.

Ministrja e Financave, Elisabeth Svantesson, tha se synimi është të shqyrtohet se si mund të diferencohet TVSH-ja për ushqimet, në mënyrë që të mbahen sa më të ulëta shpenzimet e familjeve për blerjen e produkteve ushqimore më të domosdoshme.

Për këtë arsye, qeveria ka vendosur të ngrejë një komision hetimor, i cili do të ketë këto detyra:

  • Të përcaktojë dhe të klasifikojë kategori të ndryshme të produkteve ushqimore.
  • Të propozojë se si mund të zbatohet një sistem me TVSH të diferencuar.
  • Të analizojë kostot dhe përfitimet që kjo nismë mund të sjellë për ekonominë dhe shoqërinë.
  • Të shqyrtojë parimin e neutralitetit tatimor.

Komisioni pritet t’i paraqesë përfundimet e tij më së voni deri më 22 dhjetor të këtij viti.

Burimi: Regeringen/TV4

Link: https://regeringen.se/pressmeddelanden/2026/07/momsen-pa-livsmedel-ska-ses-over-i-ny-utredning/

https://www.tv4.se/artikel/4TpxPhiRPP7mOC4anluDc7/centern-vill-hoeja-matmomsen-och-dieselskatten-foer-att-satsa-pa-jobb

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%