Lajme

Mbi 210 mijë suedezëve që jetojnë jashtë vendit u dërgohen kartat e votimit

todayJuly 7, 2026 20

Background
share close

Që nga sot, Autoriteti Suedez i Zgjedhjeve ka nisur dërgimin e më shumë se 210 mijë kartave të votimit për suedezët që jetojnë jashtë vendit, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen këtë vjeshtë.

Më herët gjatë këtij viti, qeveria i dha detyrë Autoritetit të Zgjedhjeve të punojë për rritjen e numrit të votave nga jashtë vendit. Si pjesë e këtij angazhimi, institucioni ka përgatitur një udhëzues për votuesit dhe do të zhvillojë një fushatë informuese, e cila do të nisë më vonë gjatë kësaj vere.

“Në pranverë u dërguam letra rreth 82 mijë suedezëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kishin dalë nga lista zgjedhore, për t’i nxitur të regjistrohen sërish”, tha Annica Sundel, drejtuese njësie në Autoritetin Suedez të Zgjedhjeve, për agjencinë TT.

Sipas statistikave, rreth 30% e qytetarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Suedisë zakonisht marrin pjesë në zgjedhje.

Autoriteti i Zgjedhjeve njofton se dërgimi i të gjitha kartave të votimit do të zgjasë rreth tre javë. Fillimisht do të dërgohen kartat për vendet ku posta merr më shumë kohë për të mbërritur. Kartat e votimit do të mund të dërgohen me postë për kthim duke filluar nga data 30 korrik.

Burimi: Omni/TT/Val/Sverigesradio

Link:https://tt.omni.se/nu-far-200-000-utlandssvenskar-sina-rostkort/a/5pWG66

https://www.val.se/kalender#/event/5_162047b519a91d05331c72

https://www.sverigesradio.se/artikel/ny-andring-infor-valet-rostkort-bli-digitala

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%