Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qyteti i Malmös po përgatitet për valët e ardhshme të të nxehtit duke investuar në më shumë hapësira të gjelbra që ndihmojnë në uljen e temperaturave. Lajmin e konfirmoi arkitekti i qytetit, Åke Hesslekrans, në një intervistë për radion P4 Malmöhus.
Sipas tij, Malmö do të zbatojë parimin “3-30-300”, i cili synon ta bëjë qytetin më të freskët dhe më të përshtatshëm për banorët gjatë ditëve me temperatura të larta.
“Çdo banor duhet të mund të shohë të paktën tre pemë nga dritarja e shtëpisë së tij. Kurorat e pemëve duhet të mbulojnë 30% të sipërfaqes së gjithë qytetit dhe askush nuk duhet të ketë më shumë se 300 metra larg deri te një hapësirë e gjelbër”, tha Åke Hesslekrans.
Burimi: P4/Naturvardsverket
Link:https://www.sverigesradio.se/artikel/sa-ska-malmo-fa-mer-svalka-nar-varmeboljorna-okar
https://www.naturvardsverket.se/amnesomraden/samhallsplanering/gronplanering/
Written by: admin