Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia e Suedisë shënoi një rritje më të fortë se sa pritej gjatë muajit maj, sipas të dhënave të reja të publikuara nga Enti Suedez i Statistikave (SCB).
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 0,9% në maj, krahasuar me muajin prill. Analistët kishin parashikuar një rritje prej vetëm 0,2%, njofton agjencia e lajmeve TT.
Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ekonomia suedeze u rrit me 3,9%, sipas treguesit të PBB-së për muajin maj të publikuar nga SCB.
“Me shifrat pozitive të muajit maj, tani kemi tre muaj radhazi me rritje të vazhdueshme të ekonomisë suedeze”, tha ekonomisti i SCB-së, Mattias Kain Wyatt, në një njoftim për media.
Sipas tij, rritja e fortë ekonomike u ndikua nga prodhimi më i lartë në sektorin e shërbimeve, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (IKT).
Burimi:SCB/Omni/TT
Link: https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/nationalrakenskaper/ovrigt/nationalrakenskaper-ovrigt/pong/statistiknyhet/nationalrakenskaper-ovrigt-bnp-indikator-manad-maj-2026/
https://tt.omni.se/ovantat-stort-lyft-for-tillvaxten/a/m0z0qp
Written by: admin