Lajme

Analistët paralajmërojnë: Benzina dhe nafta mund të shtrenjtohen gjatë verës në Suedi

todayJuly 10, 2026 1

Background
share close

Çmimet e benzinës dhe naftës në Suedi kanë rënë pas uljes së taksave që hyri në fuqi më 1 korrik. Megjithatë, kjo ulje mund të mos zgjasë për shumë kohë.

Sipas Christian Kopfer, analist i lëndëve të para në kompaninë Arctic, lufta në Iran dhe rritja e çmimeve të naftës në tregjet botërore mund të sjellin një rritje të re të çmimeve të karburanteve.

“Situata e naftës në Lindjen e Mesme, së bashku me furnizimin e kufizuar me naftë (diesel), do të ndikojnë pothuajse menjëherë në çmime”, tha ai për Radion Suedeze.

Që nga 1 korriku, një litër benzinë në Suedi ka kushtuar më pak se 15 korona suedeze, ndërsa gjatë një pjese të madhe të pranverës çmimi ishte mbi 19 korona për litër.

Aktualisht, një litër naftë (diesel) kushton pak më shumë se 17 korona suedeze.

Burimi: Sverigesradio/Bensinpriser

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/oljepriset-stiger-efter-upptrappade-attacker-mellan-iran-och-usa

https://bensinpriser.nu/prisutveckling

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%