Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet më të ulëta të ushqimeve ndikuan që inflacioni të ngadalësohej gjatë muajit qershor. Kjo thuhet në raportin përfundimtar mujor të publikuar nga Enti Qendror i Statistikave i Suedisë (SCB).
Sipas raportit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, çmimet e ushqimeve ishin 7% më të ulëta gjatë qershorit. Në të njëjtën kohë, çmimet e energjisë elektrike ishin 24% më të larta se një vit më parë.
Shifrat paraprake, të publikuara javën e kaluar, tregojnë se inflacioni i matur me treguesin KPIF, të cilin e përdor Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken), ra nga 1,5% në muajin maj në 1,3% në muajin qershor.
Burimi: SCB
Link: https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/priser-och-ekonomiska-tendenser/priser/konsumentprisindex-kpi/pong/statistiknyhet/konsumentprisindex-kpi-juni-2026/
Written by: admin