Lajme

Sa i vështirë është testi për shtetësinë suedeze? Ja disa nga pyetjet që duhet të dini të publikuara nga UHR

todayJuly 17, 2026 539

Background
share close

Më 15 gusht do të zhvillohet për herë të parë testi për marrjen e shtetësisë suedeze. Në këtë provim do të marrin pjesë personat nga mosha 16 deri në 66 vjeç që kanë aplikuar për t’u bërë shtetas suedezë.

Testi është pjesë e rregullave të reja dhe më të rrepta për marrjen e shtetësisë. Ai do të përmbajë 60 pyetje nga lënda e njohurive shoqërore dhe niveli i tij duhet të jetë i barabartë me atë të klasës së nëntë. Më vonë, këtij testi do t’i shtohet edhe një provim i gjuhës suedeze, i cili është ende në përgatitje.

Universiteti dhe Këshilli i Arsimit të Lartë (UHR) ka publikuar pesë pyetje shembull. Ato kanë treguar se testi nuk është aq i lehtë sa mund të duket.

Sipas UHR-së, testi është hartuar në bashkëpunim me Universitetin e Goteborgut, me kërkesë të qeverisë suedeze. Përmbajtja e tij bazohet në temat që qeveria i konsideron të rëndësishme për jetën në Suedi, si të drejtat e njeriut, mënyra se si funksionon shteti, barazia gjinore dhe çështje të tjera të shoqërisë.

Andreas Sandberg, drejtues i projektit në UHR, tha se këto janë njohuri që çdo qytetar duhet t’i ketë për mënyrën se si funksionon shoqëria suedeze.

Testi i parë do të mbahet në Stokholm dhe të gjitha 1 000 vendet janë plotësuar. Autoritetet ende nuk kanë vendosur sa përgjigje të sakta do të nevojiten për ta kaluar provimin dhe sa herë një kandidat do të ketë të drejtë ta përsërisë atë. Këto vendime do të merren pasi të analizohet rezultati i testit të parë.

Pesë pyetjet shembull të publikuara nga UHR

1. Cila është detyra kryesore e sektorit publik?

A. Të drejtojë kompani me fitim.

B. Të sigurojë shërbime të mirëqenies si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.

C. Të hartojë dhe miratojë ligje të reja.

D. Të përfaqësojë Suedinë në arenën ndërkombëtare.

2. Cili është titulli i kreut të shtetit të Suedisë?

A. Kryetari i Parlamentit.

B. Mbreti.

C. Guvernatori i qarkut.

D. Kryeministri.

3. Cili burim natyror ka pasur për shumë vite rëndësi të madhe për ekonominë e Suedisë?

A. Gazi natyror.

B. Nafta.

C. Pyjet.

D. Uraniumi.

4. Cili vend ishte pjesë e Suedisë për gati 700 vjet, deri në vitin 1809?

A. Norvegjia.

B. Finlanda.

C. Danimarka.

D. Estonia.

5. Një person publikon në rrjetet sociale një shkrim ku kritikon një propozim politik. Cili pohim përshkruan më mirë lirinë e shprehjes?

A. Mund të shprehë vetëm mendime pozitive.

B. Mund të shprehë mendimin e tij, për sa kohë që nuk shkel ligjin.

C. Duhet të marrë leje para se ta publikojë shkrimin.

D. Nuk lejohet të përmendë emrat e politikanëve që kanë bërë propozimin.

Burimi:TV4

link: https://www.tv4.se/artikel/7f6SDFO4hJQGHdgVq0kx5e/sa-svart-blir-medborgarskapsprovet-klarar-du-testet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%