Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ata që shpresojnë se ditët me temperatura të larta të verës do të rikthehen së shpejti mund të zhgënjehen. Moti i nxehtë nuk pritet të kthehet në ditët e ardhshme.
Sipas parashikimeve të Institutit Suedez të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), ditët në vazhdim do të karakterizohen nga moti më i freskët dhe i paqëndrueshëm. Lajmin e publikon gazeta suedeze Svenska Dagbladet (SvD).
Sipas meteorologëve, moti do të ndryshojë shpesh. Disa ditë do të ketë diell, ndërsa ditë të tjera do të ketë reshje shiu dhe rrebeshe.
“Tani do të ketë pak nga të gjitha. Do të ketë diell në disa ditë, ndërsa në ditë të tjera do të kalojnë shira dhe rrebeshe shiu”, thuhet në parashikimin e motit.
Temperaturat gjatë kësaj periudhe pritet të jenë më të ulëta se ditët e nxehta të verës, me vlera nga 15 deri në 20 gradë Celsius.
Pra, sipas SMHI-së, në ditët e ardhshme nuk pritet ndonjë valë e re e të nxehtit të madh veror, por një mot i përzier me diell, vranësira dhe reshje shiu.
Burimi: SMHI/SVD
Link:https://www.svd.se/a/e7O3Wg/ostadigt-vader-vantar-10-dagar-framat-i-hela-sverige
Written by: admin