Lajme

Personeli i kuzhinës në restorante u prek më shumë pas heqjes së spårbyte“.

todayJuly 21, 2026 27

Background
share close

Pas heqjes së mundësisë për “spårbyte” në Suedi vitin e kaluar, shumica dërrmuese e personave të prekur kishin punuar në sektorin e restoranteve. Këtë e tregon një studim që është bërë nga Agjencia Suedeze e Migracionit (Migrationsverket), raporton Ekot.

Mundësia për “spårbyte“ kishte ekzistuar në Suedi që nga viti 2008. Ky rregull lejonte që një person që kishte punuar dhe që i ishte refuzuar kërkesa për azil, të mund të aplikonte në vend të kësaj për leje pune dhe ta merrte atë.

Kur rregullat u miratuan dhe mundësia për “spårbyte“ u hoq, rreth 4 700 persona e kishin përdorur këtë mundësi.

Sipas studimit së Migrationsverket, personat që u prekën më shumë nga ndryshimi ishin punonjësit e kuzhinës dhe personeli tjetër në sektorin e restoranteve. Gjithashtu, nga ndryshimi u prekën edhe punonjës që punonin në sektorët e pastrimit dhe të ndërtimit.

Shumica e personave të prekur nga heqja e “spårbyte“ vinin nga Uzbekistani, Irani dhe Iraku.

Burimi: Sverigesradio

Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/slopat-sparbyte-drabbade-framst-restaurangpersonal-och-stadare

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%