Lajme

Suedi: Më pak njerëz janë mbytur këtë verë, ekspertët duan të dinë arsyen

todayJuly 23, 2026 8

Background
share close

Pavarësisht se këtë verë ka pasur shumë ditë me diell, numri i personave që kanë humbur jetën nga mbytja është më i ulët se vitin e kaluar. Kjo ka habitur ekspertët.

Göran Bertilsson, nga Shoqata Suedeze e Shpëtimit në Ujë (Svenska Livräddningssällskapet), thotë se ky është një zhvillim i gëzueshëm. Ai e ka thënë këtë për gazetën SvD.

“Është një zhvillim i gëzueshëm. Në të njëjtën kohë, do të donim të dinim pse”, thotë Göran Bertilsson për gazetën.

Vetëm gjatë muajit qershor, në Suedi, tetë persona humbën jetën në aksidente nga mbytja. Ky numër është pothuajse përgjysmë më i ulët krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

“Atëherë pati një numër jashtëzakonisht të lartë mbytjesh”, thotë Bertilsson për gazetën Göteborgs-Posten.

Ekspertët e shohin si një lajm të mirë faktin që këtë vit ka më pak viktima nga mbytjet, por ende nuk e dinë saktësisht se cilat janë arsyet e kësaj rënieje.

Burimi: SVD/GP

Link:https://www.svd.se/a/V65Obp/drunkningsolyckor-minskade-kraftigt-i-juni-experter-vet-inte-varfor

https://www.gp.se/nyheter/sverige/farre-har-drunknat-hittills-i-ar-oklart-varfor.953d1a16-d074-4292-a3e8-d1170877e56a

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%