Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kreu i Demokratëve të Suedisë (SD), Jimmie Åkesson, thotë se deklarata e zëdhënësit të partisë për çështjet e migracionit, Ludvig Aspling, për emigrantët ishte “e pafat”.
Këtë Åkesson e tha për agjencinë suedeze të lajmeve TT.
Në një intervistë për gazetën ETC, në mes të muajit korrik, Ludvig Aspling tha se në popullsinë e Suedisë ka “shumë persona që nuk janë suedezë etnikë”.
Pas kësaj deklarate, Jimmie Åkesson tha se partia vazhdon të mbështetet në programin e saj parimor të vitit 2023. Në këtë program thuhet se ngjyra e lëkurës dhe përkatësia etnike nuk përcaktojnë nëse një person është suedez apo jo.
“ Politika jonë bazohet në atë se suedezizmi përcaktohet nga shtetësia që ke”, tha Åkesson.
Burimi: Omni/TT/ETC
Link: https://tt.omni.se/akesson-svar-fraga-varfor-tido-tappat-stod/a/d4G4rO
https://www.etc.se/inrikes/aakesson-om-asplings-etnicitets-utspel-olyckligt
Written by: admin