Lajme

Ulet çmimi i benzinës pas tërheqjes së SHBA-së nga sulmet ndaj Iranit

todayAugust 3, 2026 18

Background
share close

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë këtë të hënë, ndërsa disa nga kompanitë më të mëdha të karburanteve kanë ulur çmimin e benzinës me 25 öre (0.25 krona suedeze), raportoi agjencia suedeze TT.

Pas kësaj uljeje, çmimi i benzinës është rreth 15.20 krona suedeze për litër, ndërsa çmimi i naftës (diesel) është rreth 20 krona suedeze për litër.

Për krahasim, para nisjes së konfliktit me Iranin, benzina kushtonte rreth 15 krona për litër, ndërsa nafta (diesel) rreth 17 krona për litër.

Rënia e çmimeve lidhet me deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin sulme të reja ndaj Iranit dhe se synojnë të nisin bisedime. Ky zhvillim ka ndikuar që çmimet e naftës të bien ndjeshëm gjatë së hënës.

Burimi:Omni/TT

Link:https://tt.omni.se/bensinpriset-sanks-till-nivan-fore-irankriget/a/vr923m

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%