Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Autoritetet e qytetit të Malmös në Suedi kanë këshilluar qytetarët të mos lahen në dy plazhet e njohura, Sundspromenaden dhe Scaniabadet, në zonën e Västra Hamnen, për shkak të dyshimeve për lulëzim algash.
Sipas autoriteteve, fëmijët duhet të tregojnë kujdes të veçantë, pasi janë më të ndjeshëm ndaj efekteve që mund të shkaktojë uji i ndotur nga algat.
“Kontakti me këtë ujë ose gëlltitja e tij mund të shkaktojë të përziera dhe irritime të lëkurës”, tha Lars Johansson, drejtues i njësisë në Drejtorinë e Pronës dhe Rrugëve të Malmös, në një prononcim për gazetën Sydsvenskan.
Rezultatet e analizave të ujit pritet të dalin brenda pak ditësh, sipas raportimit të SVT Nyheter Skåne. Deri atëherë, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin larjen në këto dy plazhe.
Burimi: Sydsvenskan
link:https://www.sydsvenskan.se/sydsvenskan-direkt/?ifr-dir-postId=a255a6d0-88a5-47cf-8cab-824809b8f5e2
Written by: admin