Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e apartamenteve në bashkëpronësi (bostadsrätt) në Suedi ranë me 1,5% gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Svensk Mäklarstatistik.
Rënia më e madhe u regjistrua në Stokholm dhe zonat përreth, ku çmimet e apartamenteve ranë me 2,5%.
Në të njëjtën kohë, çmimet e vilave dhe shtëpive individuale në të gjithë Suedinë u rritën me 0,9%.
Sipas Oskar Öholm, drejtor ekzekutiv i shoqatës së agjentëve imobiliarë Mäklarsamfundet, një nga arsyet kryesore është ndryshimi sezonal në tregun e banesave.
“Po shohim një efekt të qartë sezonal, sidomos në tregun e apartamenteve në bashkëpronësi. Numri më i vogël i shitjeve në zonat ku çmimet janë të larta po ndikon në uljen e shifrave”, thotë Oskar Öholm.
Megjithatë, tregu i banesave ka pasur shumë shitje gjatë këtij viti. Numri i shitjeve gjatë periudhës janar–korrik ishte më i larti që nga vitet e pandemisë.
Kjo do të thotë se, pavarësisht rënies së çmimeve të apartamenteve në korrik, aktiviteti në tregun suedez të banesave ka qenë i lartë gjatë shtatë muajve të parë të vitit.
Burimi: Maklarstatistik
Link:https://www.maklarstatistik.se/pressmeddelanden/sjunkande-priser-pa-bostadsratter-medan-villorna-okade-i-juli/
Written by: admin