Lajme

Thatësira në jug të Suedisë sjell vjeshtën më herët, gjethet po zverdhen

todayAugust 20, 2026 11

Background
share close

Edhe pse jemi vetëm në mesin e muajit gusht, në pjesën qendrore dhe jugore të Suedisë ka nisur të ndihet një atmosferë e hershme vjeshte. Gjethet e pemëve kanë filluar të zverdhen, ndërsa kjo dukuri është vërejtur edhe në zonën e Stokholmit.

Sipas gazetës SvD, shkak kryesor është vera e thatë që ka përfshirë pjesë të mëdha të vendit.

“Pa ujë, pemët nuk mund të kryejnë fotosintezën. Atëherë gjethet zverdhen dhe bien”, thotë profesori Hjalmar Laudon nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore.

Situata është e ndryshme në veri të Suedisë. Atje muajt e verës kanë qenë më të lagësht se zakonisht. Në disa zona, sasia e reshjeve ka qenë deri në 200% e nivelit normal.

Ndërsa nga Dalarna e mesme dhe më në jug, kanë rënë vetëm 50 deri në 75% e sasisë normale të shiut.

Për shkak të mungesës së reshjeve, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI) ka paralajmëruar për mungesë uji në Götaland dhe në pjesën lindore të Svealandit.

Sipas autoriteteve, do të nevojiten reshje të vazhdueshme dhe të shumta shiu për të mbushur përsëri rezervat e ujit. Nëse reshjet nuk shtohen, thatësira mund të vazhdojë të ndikojë në natyrë dhe në gjendjen e burimeve ujore.

Burimi:SVD

Link: https://www.svd.se/a/oEVg2g/skogsexperten-gula-lov-nar-traden-stressas

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP