Lajme

Përmbytjet vazhdojnë në Norrbotten, shembet një pjesë e rrugës në Boden

todayAugust 21, 2026 38

Background
share close

Rreziku nga përmbytjet vazhdon në pjesë të Norrbottenit në Suedi. SMHI, Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë, ka mbajtur në fuqi paralajmërimet portokalli dhe të verdha për përmbytje gjatë ditëve në vijim.

Paralajmërimi portokalli vlen në zonën e Bodenit, veçanërisht pranë Buddbyträsket, Bodträsket, Svartbyträsket dhe Ljusån.

Situata është bërë edhe më serioze pasi rruga 666 në Boden është shembur nga sasia e madhe e ujit.

Një pjesë e rrugës është dëmtuar rëndë dhe në të është krijuar një gropë e madhe. Sipas operatorit të emergjencave, Norea Vesterlund, bëhet fjalë për një vrimë rreth dy metra të madhe, që zbret drejtpërdrejt poshtë.

“Është një vrimë prej dy metrash, drejt e poshtë”, tha Norea Vesterlund.

Autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për rrezikun nga përmbytjet, pasi reshjet dhe sasia e madhe e ujit mund të shkaktojnë dëme të tjera.

Paralajmërimet për përmbytje pritet të qëndrojnë në fuqi deri të hënën.

Burimi:Aftombladet/TT/Omni/SMHI/Sverigesradio

Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1488368

https://tt.omni.se/varningar-for-oversvamningar-forlangs/a/8pjjlx

https://www.sverigesradio.se/artikel/oversvamningar-i-boden-efter-ihallande-regn

https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP