Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Edhe pse pagesat me para Cash po përdoren gjithnjë e më pak në Evropë, qytetarët kanë filluar të mbajnë më shumë kartëmonedha në shtëpi, raporton gazeta britanike The Guardian.
Rritja e parave të gatshme që njerëzit mbajnë me vete ose në shtëpi lidhet me një rritje të ndërgjegjësimit për situatat e krizës. Sipas kryeekonomistit të Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane, kjo prirje është forcuar për shkak të zjarreve në pyje, shqetësimeve për luftëra dhe sulmeve kibernetike që mund të godasin sistemet e pagesave.
Në një situatë krize, problemet me energjinë elektrike, internetin ose sistemet bankare mund t’i bëjnë të pamundura pagesat me kartë apo përmes telefonit. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë njerëz po shohin paratë Cash si një rezervë që mund t’u nevojitet në raste emergjente.
Disa vende evropiane kanë nisur gjithashtu t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë para të gatshme në shtëpi, në mënyrë që të jenë të përgatitur në rast të një situate krize.
Mes këtyre vendeve janë Suedia, Austria, Gjermania dhe Holanda. Autoritetet në këto shtete u rekomandojnë qytetarëve të kenë një sasi parash Cash, në rast se sistemet normale të pagesave nuk funksionojnë.
Kështu, edhe pse përdorimi i parave cash në pagesat e përditshme po bie, frika nga krizat po bën që evropianët të mbajnë më shumë kartëmonedha si masë sigurie.
Link:https://data.ecb.europa.eu/data/datasets/BKN/BKN.M.U2.NC10.B.ALLD.AS.S.Q
https://www.theguardian.com/world/2026/aug/21/anxiety-over-war-wildfires-and-cyber-attacks-leads-to-growth-in-cash-stocks-in-eu
Written by: admin