Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Disa persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një shkollë në qytetin Fagersta të Suedisë.
Sipas autoriteteve lokale, një person i armatosur me shpatë ka hyrë me forcë në ambientet e shkollës dhe ka plagosur disa persona.
Ngjarja ka ndodhur sot, pak pas orës 14:00, sipas orës lokale, në shkollën Brinell, ku policia suedeze është njoftuar menjëherë për incidentin.
Bashkia e Fagerstas konfirmoi se një person hyri në shkollë duke mbajtur një thikë dhe sulmoi disa persona.
Sipas burimeve të cituara nga media suedeze Aftonbladet, i dyshuari është një burrë. Të paktën dy persona raportohet se janë plagosur në sulm.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa një zëdhënës i saj deklaroi se, në këtë fazë, nuk ka të dhëna që tregojnë për një rrezik të mëtejshëm për publikun.
“Po krijojmë një pasqyrë të situatës, por nuk kemi asnjë indikacion se ka ndonjë rrezik për publikun në këtë kohë”, tha zëdhënësi i policisë.
Written by: admin