Lajme

Katër vendet nordike drejt një burse të përbashkët? Rikthehet diskutimi i bashkimit të tregjeve të kapitalit

todayAugust 27, 2026 15

Background
share close

Ideja për krijimin e një burse të vetme për të gjithë rajonin nordik është rikthyer në diskutim. Raportet e fundit, bëjnë me dije se aleanca e industrisë Nordic Compass po shqyrton mundësinë e konsolidimit të bursave kombëtare të Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Finlandës, si dhe harmonizimin e kuadrit të tyre rregullator.

Nordic Compass konfirmoi për Euronews se po analizon disa alternativa, por theksoi se puna është ende në fazat fillestare.

Christian Clausen, kryetar i Pikës së Tregjeve të Kapitalit të aleancës dhe drejtues për rajonin nordik në BlackRock, tha se plani synon përmirësimin e mundësive për sigurimin e kapitalit, nga fazat e para të një biznesi deri te rritja, zgjerimi dhe ofertat publike fillestare (IPO).

Sipas Clausen, analiza përfshin edhe iniciativa të mundshme që lidhen me likuiditetin dhe funksionimin e tregjeve nordike të kapitalit. Megjithatë, ai nënvizoi se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje konkrete.

Nordic Compass u lançua në maj si një aleancë pan-nordike e industrisë, ku bëjnë pjesë më shumë se 25 kompani, fondacione dhe organizata, mes tyre Wallenberg Investments, EQT, Nordea, SEB, Nasdaq Nordic, Ericsson, Nokia, Saab, Ørsted dhe Novo Nordisk Foundation.

Aleanca drejtohet nga ish-kryeministri finlandez Jyrki Katainen dhe fokusohet në katër fusha kryesore: tregjet e kapitalit, teknologjinë e thellë, mbrojtjen dhe energjinë.

Burimi:Euronews

Link:https://euronews.al/kater-vendet-nordike-drejt-nje-burse-te-perbashket-rikthehet-diskutimi-i-bashkimit-te-tregjeve-te-kapitalit/?fbclid=IwdGRjcAT9OKVjbGNrBP04oXBkb2YFZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEeqXMRFFxKIcmLC0R6FDwASWUk6_mFmsrHKp8YYRUX0ebRN8qKRpFsjZCfXGY_aem_Zjx5IZY8at7a-QQ5NhWzUQ

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP