Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Familjet në Suedi kanë një qëndrim më pozitiv ndaj ekonomisë së vendit. Këtë e tregon matja më e fundit e Institutit Kombëtar për Kërkime Ekonomike, Konjunkturinstitutet, për muajin gusht.
Sipas matjes, familjet presin që ekonomia suedeze të përmirësohet gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Edhe kompanitë kanë pritshmëri më të larta për çmimet. Matja tregon se më shumë kompani se zakonisht presin të kenë mundësi t’i rrisin çmimet gjatë vitit të ardhshëm.
Në përgjithësi, treguesi i barometrit ekonomik u rrit në 105,1 pikë në gusht, nga 104,6 pikë në korrik.
Rritja e këtij treguesi tregon se si familjet, ashtu edhe kompanitë, kanë një besim më të madh për zhvillimin e ekonomisë suedeze në muajt e ardhshëm.
Burimi:Konj.se
Link: https://www.konj.se/publikationer/konjunkturbarometern/2026-08-28-stamningen-bland-hushallen-nu-pa-normal-niva/
Written by: admin