Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Bashkimi Evropian ka shtyrë një votim të planifikuar për rritjen e taksave mbi duhanin dhe produktet me nikotinë. Sipas Politico, vendimi është marrë për t’i dhënë Suedisë më shumë kohë për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve.
Suedia është kundërshtarja më e fortë e propozimit të BE-së për rritjen e taksave mbi duhanin dhe nikotinën. Për këtë arsye, shtyrja e votimit pritet t’i japë vendit kohë për të formuar qeverinë e re dhe për të emëruar një ministër të ri të Financave.
Shtyrja do të krijojë gjithashtu më shumë kohë për negociata mes vendeve anëtare të BE-së.
Sipas katër diplomatëve, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti, në BE shpresojnë që qeveria e re suedeze të ndryshojë qëndrim dhe të ndjekë një tjetër rrugë lidhur me propozimin për rritjen e taksave.
Votimi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej më herët, do të bëhet në një moment tjetër, duke i dhënë Suedisë kohë për të krijuar qeverinë e re dhe për të vendosur qëndrimin e saj për çështjen e taksave mbi duhanin dhe nikotinën.
Burimi: Politico
Link: https://www.politico.eu/article/eu-delays-key-tobacco-tax-vote-until-after-swedish-election/
Written by: admin