Lajme

Andersson pas detyrës për formimin e qeverisë: “Të lëmë mënjanë taktikat partiake”

todaySeptember 18, 2026 11

Background
share close

Magdalena Andersson e ka pranuar me “shumë përulësi” detyrën për të zhvilluar bisedimet për formimin e qeverisë së re në Suedi.

Pak pasi kryetari i Parlamentit suedez i dha lideres së Socialdemokratëve detyrën për të tentuar formimin e një qeverie, Andersson reagoi përmes një postimi në Instagram.

Në postimin e saj, Andersson shkruan se do të “veprojë në mënyrë konstruktive” në përpjekje për të krijuar një qeveri “që e çon Suedinë përpara”.

Ajo thekson se të gjitha forcat politike duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të bashkëpunojnë në këtë proces.

“Qasja ime në punën që nis tani është se të gjitha forcat politike duhet t’i lënë mënjanë taktikat partiake dhe të vendosin Suedinë dhe popullin suedez në radhë të parë”, shkruan Magdalena Andersson.

Detyra e re vjen pasi kryetari i Parlamentit suedez i ka kërkuar lideres së Socialdemokratëve të përpiqet të gjejë mbështetjen e nevojshme për formimin e një qeverie të re.

link: https://www.instagram.com/p/DdblI17NibL/?stkn=MWx1NnJ1d2pta2pvNw==

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP