Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Policia po paralajmëron për një valë të re mashtrimesh në Suedi. Mashtruesit telefonojnë njerëzit dhe pretendojnë se janë kompani që japin makina me qira, shkruan GP.
Personat që marrin telefonata të tilla janë shpesh të moshuar. Mashtruesit u thonë se duhet të kthejnë një makinë me qira.
Kur personi përgjigjet se nuk ka marrë me qira asnjë makinë, mashtruesi i thotë se është bërë viktimë e një mashtrimi.
Më pas, mashtruesi pretendon se mund ta ndihmojë viktimën. Për të marrë këtë ndihmë të premtuar, personit i kërkohet të identifikohet dhe të hyjë në shërbimin bankar përmes BankID.
Por qëllimi i vërtetë është të marrin kontrollin e llogarisë.
“ Atëherë ata hyjnë në llogari dhe e marrin nën kontroll”, thotë drejtuesi i operacionit të policisë, David Möller.
Vetëm gjatë javës së fundit, në vende të ndryshme të Suedisë janë raportuar rreth 70 raste të këtij mashtrimi.
Burimi: GP
Link: https://www.gp.se/krim/polisen-varnar-for-nytt-bedrageri-hyrbilsbluff.f3399ff2-a411-5e9b-8dc7-094b0116be5f
Written by: admin