Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Ulf Kristerssonit po i kërkohet të mos e pranojë detyrën për të zhvilluar bisedime për formimin e qeverisë, nëse kryetari i parlamentit ia ofron atë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime nga grupi parlamentar i Partisë së Moderatëve për TV4 Nyheterna.
Një deputet i Moderatëve thotë se pranimi i detyrës nga Kristerssoni do t’u ndihmonte vetëm Socialdemokratëve (S).
“Kjo vetëm do t’i ndihmonte S, sepse do të largonte vëmendjen nga problemet e tyre për të siguruar mbështetje. Nuk e di se cila është strategjia, por shpresoj që Ulf ta refuzojë shpejt, nëse i ofrohet kjo detyrë”, thotë deputeti për TV4.
Ndërkohë, Magdalena Andersson (S) hoqi dorë nga detyra e saj dje. Vendimi erdhi pasi Vänsterpartiet, Partia e Majtë, njoftoi se planifikonte të votonte për Andreas Norlén (M) si kryetar të parlamentit.
Andersson mendon se Vänsterpartiet dhe Moderatët duhet të arrijnë një marrëveshje për çështjen e formimit të qeverisë.
Situata vjen në një kohë kur partitë po përpiqen të gjejnë mbështetjen e nevojshme për të formuar qeverinë e ardhshme.
Burimi:TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/7vSOuwp4aRp6Cexu30ifL/moderater-vill-att-kristersson-nobbar-talmannen-tacka-nej
Written by: admin