Lajme

Propozime të reja për familjet: më shumë përfitime prindërore dhe më shumë kohë në përshkollorë

todayOctober 4, 2026 18

Background
share close

Rritja e pagesës prindërore dhe mundësia që fëmijët të qëndrojnë më gjatë në përskollë janë ndër propozimet që po shqyrtohen në kuadër të një hetimi për të ndryshuar politikën familjare në Suedi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Svenska Dagbladet (SvD), një nga propozimet është që pagesa e përfshirë në sigurimin prindëror të rritet nga 80% në 120%. Një tjetër propozim është që fëmijët të kenë mundësi të qëndrojnë më gjatë në förskola.

Qëllimi i hetimit është të shqyrtojë se si mund të ndryshohet politika familjare në Suedi për të ndihmuar në rritjen e numrit të lindjeve.

Hetimi është ngritur nga qeveria suedeze në vitin 2025. Grupi që po punon për këtë çështje duhet të paraqesë një sërë propozimesh konkrete në vitin 2028.

Hetimin e drejton Åsa Hansson. Ajo thotë se ka kuptuar se shumë prej propozimeve që po diskutohen konsiderohen të pazakonta dhe mund të shkaktojnë reagime të forta.

“ Kam kuptuar se shumë gjëra perceptohen si radikale dhe se kjo bëhet shumë emocionale”, thotë Åsa Hansson.

Propozimet janë ende pjesë e hetimit dhe nuk janë vendime të miratuara. Raporti përfundimtar, me propozimet konkrete, pritet të publikohet në vitin 2028.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/X9l6Em/utredaren-om-hur-flera-ska-skaffa-barn

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP