Lajme

Bora mbulon Dalarna-n dhe Värmland-in, krijohen kolona të gjata trafiku

todayOctober 9, 2026 48

Background
share close

Reshjet e borës të enjten shkaktuan probleme në trafik në rajonin e Dalarna-s, në Suedi. Gjatë mbrëmjes, në autostradën E45 u krijuan kolona të gjata automjetesh, raportoi SVT Nyheter Dalarna.

Mes personave që mbetën të bllokuar në trafik ishte edhe Tom Erisson, i cili u detyrua të priste për dy orë e gjysmë.

”Këtu është kaos. Ka kolona trafiku në të gjitha drejtimet dhe bora vazhdon të bjerë shumë”, tha ai.

Ndërkohë, edhe në Långberget, në rajonin e Värmland-it, reshjet e borës e shndërruan të gjithë zonën në një peizazh dimëror, raportoi gazeta Värmlands Folkblad.

Monica Engström Jonsson, e cila punon në këtë zonë, tregoi se nuk kishte arritur ende t’i ndërronte gomat e makinës dhe të vendoste gomat e dimrit.

“Duhet të ecësh ngadalë dhe të përpiqesh të zgjedhësh me kujdes drejtimin kur je duke ngarë makinën”, tha ajo.

Reshjet e borës sollën kështu vështirësi si për drejtuesit e automjeteve në rrugë, ashtu edhe për banorët e zonave të prekura nga moti dimëror.

Burimi: SVT

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/dalarna/smhi-varnar-risk-for-snofall-i-dalarna

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP