Lajme

38 autobusë të kuq të SL-së janë zhdukur dhe janë raportuar si të vjedhur

todayOctober 12, 2026 32

Background
share close

38 autobusë të kuq të kompanisë së transportit publik SL, të markës MAN, janë zhdukur dhe janë regjistruar si të vjedhur pranë Larmtjänst dhe Agjencisë Suedeze të Transportit (Transportstyrelsen). Lajmi është bërë i ditur nga gazeta suedeze Aftonbladet.

Kompania rajonale e transportit ka bërë të ditur se autobusët janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe se ishte planifikuar t’i shiteshin një pale të tretë.

Në një koment zyrtar, përfaqësuesja e shtypit e kompanisë, Sophie Gunnarsson, konfirmoi se SL ka bërë kallëzim në polici për rastin.

“Mund të konfirmojmë se SL ka bërë një kallëzim në polici. Sa u përket palëve të përfshira në këtë çështje, bisedimet mes tyre janë ende në zhvillim”, deklaroi Gunnarsson.

Deri më tani, kompania ka bërë të ditur se dialogu për palët e përfshira është ende duke vazhduar.

Burimi: Aftonbladet

Link:https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/qymgxO/38-sl-bussar-anmalda-som-stulna

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP