Lajme

Magdalena Andersson pas votimit: Formimi i qeverisë së re do të marrë kohë

todayOctober 15, 2026 98

Background
share close

Kryetarja e socialdemokratëve, Magdalena Andersson, thotë se e kishte pritur rezultatin e votimit të së enjtes, ku kandidatura e saj për kryeministre të re nuk mori mbështetjen e nevojshme. Ajo kërkon që mundësia e radhës për formimin e qeverisë t’i jepet Ulf Kristerssonit, kryetarit të Partisë së Moderata.

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Magdalena Andersson, e priti me qetësi rezultatin e votimit të së enjtes në parlamentin suedez, ku ajo nuk u zgjodh kryeministre e re e vendit.

Në një prononcim për televizionin suedez SVT, menjëherë pas votimit, Andersson tha se e kishte pritur këtë rezultat.

“Që nga nata e zgjedhjeve ka qenë e qartë se kjo do të marrë pak kohë dhe se ka shumë mundësi të nevojiten disa votime për zgjedhjen e kryeministrit”, tha ajo.

Andersson bëri të ditur se dëshiron që hapi i radhës të jetë dhënia e mundësisë Ulf Kristerssonit, kryetarit të Partisë së Moderaterna, për të provuar formimin e një qeverie të re.

Sipas saj, është e arsyeshme që kjo mundësi t’i jepet kryetarit të partisë së dytë më të madhe në parlament, edhe pse Kristersson nuk ka shumicën e deputetëve në parlament.

Vendimi se kush do të marrë më pas detyrën për të shqyrtuar mundësitë e formimit të qeverisë së re i takon kryetarit të parlamentit suedez, Andreas Norlén.

Burimi: Expressen

Link: https://www.expressen.se/nyheter/politik/nu-ska-politikerna-rosta-om-andersson/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP