Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vjeshta meteorologjike ka mbërritur në pothuajse të gjithë Suedinë, ndërsa në qytetin e Göteborgut ende vazhdon vera. Lajmi është raportuar nga gazeta suedeze GP.
Që moti të quhet zyrtarisht vjeshtë meteorologjike, temperatura mesatare ditore duhet të jetë nën 10 gradë Celsius për të paktën pesë ditë radhazi.
Deri tani, në Göteborg janë regjistruar vetëm dy ditë që plotësojnë këtë kusht. E hëna mund të jetë dita e tretë, nëse temperaturat e ulëta vazhdojnë.
Meteorologia Fanny Saarela, nga Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), shpjegon se qyteti ishte shumë pranë hyrjes në vjeshtën meteorologjike që javën e kaluar.
”Javën e kaluar, Göteborgu ishte shumë pranë kalimit në vjeshtën meteorologjike, por në qendër të qytetit ende është verë. Shpëtoi për vetëm një të dhjetën e gradës, pasi temperatura mesatare ishte pak më e lartë se kufiri i kërkuar”, tha Fanny Saarela.
Kështu, ndërsa vjeshta meteorologjike ka nisur në pothuajse të gjithë vendin, Göteborgu ende nuk i ka plotësuar kushtet për ta konsideruar zyrtarisht të ardhur vjeshtën.
Burimi: GP/SMHI
Link: https://www.gp.se/nyheter/goteborg/smhi-host-overallt-men-sommar-i-goteborg.b2ef4ab4-b919-512f-8023-b6c399483ef4
https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/vaderprognos/q/Stockholm/2673730
Written by: admin