Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
338 raste të raportuara të dhunës ndaj mësuesve në shkollat nëntëvjeçare gjatë muajit shtator. Sindikata kërkon masa të menjëhershme për mbrojtjen e mësuesve.
Sindikalja suedeze e mësuesve, Sveriges Lärare, ka paraqitur një ankesë ndaj qytetit të Stokholmit, pas një numri rekord rastesh të dhunës ndaj mësuesve në shkollat nëntëvjeçare gjatë muajit shtator. Sipas raportimit të TV4 Nyheterna, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 338 raportime për dhunë ndaj mësuesve.
”Kjo është një situatë krejtësisht e papranueshme që po vazhdon pikërisht tani“, deklaron Simon Sandström, kryesindikalisti përgjegjës për sigurinë në vendin e punës.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për rreth 15 incidente të raportuara për çdo ditë pune në 140 shkollat nëntëvjeçare të qytetit të Stokholmit. Rastet përfshijnë sulme fizike ndaj mësuesve, si dhe kërcënime serioze.
Përballë kësaj situate, sindikata kërkon që qyteti të marrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e mësuesve. Ndër kërkesat kryesore janë vendosja e masave mbrojtëse, sigurimi i një numri të mjaftueshëm punonjësish në shkolla, përmirësimi i procedurave për raportimin e incidenteve dhe krijimi i një sistemi funksional të ndihmës emergjente.
Sindikata e konsideron situatën alarmante dhe kërkon që autoritetet e qytetit të ndërhyjnë menjëherë për të përmirësuar sigurinë në shkolla dhe për të mbrojtur mësuesit nga dhuna dhe kërcënimet gjatë punës së tyre.
Burimi: TV4
Link: https://www.tv4.se/artikel/4agKukdLSUzuG8nUbAoeyr/facket-anmaeler-stockholm-efter-rekordmycket-vald-mot-laerare
Written by: admin