Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Situata e rënduar në aeroportin e Kopenhagës, Kastrup, ka shkaktuar kaos gjatë mëngjesit të së premtes. Radhët e gjata në kontrollin e sigurisë kanë bërë që qindra udhëtarë të humbin fluturimet e tyre.
Sipas mediave daneze dhe atyre të Suedisë jugore, në aeroportin e Kastrupit ka pasur kaos gjatë orëve të mëngjesit. Pritjet në radhë kanë zgjatur herë pas here me orë të tëra, ndërsa qindra njerëz nuk kanë arritur të hipin në fluturimet e tyre në kohë.
Shkak për këtë situatë janë bërë procedurat e reja të përkohshme në kontrollin e sigurisë. Sipas këtyre procedurave, bagazhet e dorës duhet të kontrollohen manualisht nga punonjësit, gjë që ka ngadalësuar procesin dhe ka krijuar radhë të gjata.
Për momentin, nuk dihet se sa gjatë do të vazhdojnë këto procedura. Megjithatë, aeroporti i ka thënë televizionit danez TV2 se shpreson të ketë një zgjidhje deri javën e ardhshme.
Udhëtarët të zemëruar, punonjësit nën stres
Situata në aeroport ka shkaktuar zemërim dhe tension mes udhëtarëve. Disa prej tyre kanë reaguar ashpër ndaj punonjësve, ndërsa edhe stafi është përballur me presion të madh për shkak të radhëve dhe vonesave.
“Njerëzit u çmendën dhe u bërtisnin punonjësve. Punonjësit ishin shumë të stresuar dhe mund të shihje se u ishin skuqur faqet”, ka treguar udhëtarja Alberte Marta-Amalie Kronby Nørgaard për televizionin danez TV2.
Problemet përkojnë me fillimin e pushimeve e vjeshtës
Kaosi në Kastrup vjen në një kohë kur në pjesët më jugore të Suedisë po fillojnë pushimet e vjeshtës. Kjo periudhë zakonisht sjell një numër më të madh udhëtarësh në aeroportin e Kopenhagen, duke rritur fluksin e pasagjerëve dhe ngarkesën në shërbimet e aeroportit.
Megjithatë, gjatë paradites së së premtes, duket se problemet më të mëdha janë zgjidhur dhe situata ka nisur të përmirësohet.
Pavarësisht kësaj, mbetet e paqartë se kur do të përfundojnë procedurat e përkohshme të kontrollit manual të bagazheve dhe kur aeroporti do të rikthehet plotësisht në funksionimin normal.
Burimi: TV2 /Sydsvenska
Link: https://nyheder.tv2.dk/live/samfund/2026-10-23-kaotiske-tilstande-i-koebenhavns-lufthavn?entry=f388212a-0a4a-49f9-83ac-953572d0fd69
https://www.sydsvenskan.se/danmark/man-far-ta-det-med-ro-nar-man-ar-ute-och-reser/
Written by: admin