Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Stuhia Boelo pritet të godasë Suedinë perëndimore rreth orës 03:00 të natës, për të vazhduar më pas drejt juglindjes. Era ka filluar tashmë të forcohet, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikun që sjellin erërat e fuqishme.
Gjatë mëngjesit të së dielës, në jug të Suedisë priten erëra me shpejtësi deri në 25 metra në sekondë. Kjo shpejtësi shënon kufirin që era të konsiderohet stuhi, shkruan gazeta Sydsvenskan.
Përveç erërave të forta, gjatë paradites pritet të ketë edhe reshje të dendura shiu. Në disa zona përgjatë bregdetit perëndimor dhe në rajonin e Skåne mund të bien deri në 30 milimetra shi.
Megjithatë, rreziku më i madh pritet të vijë nga era, thekson Hilda Westberg, meteorologe në Institutin Suedez të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), në një prononcim për gazetën Dagens Nyheter (DN).
”Era vjen nga juglindja, një drejtim disi i pazakontë kur bëhet fjalë për erëra me këtë forcë. Pemët rrëzohen më lehtë kur era nuk vjen nga drejtimi i zakonshëm perëndim-jugperëndim”, shpjegon meteorologia.
Sipas paralajmërimit, drejtimi i pazakontë i erës, së bashku me shpejtësinë e saj të lartë, mund të rrisë rrezikun e rrëzimit të pemëve gjatë kalimit të stuhisë në pjesën jugore dhe perëndimore të Suedisë.
Burimi:SMHI/Sydsvenskan
Link: https://www.sydsvenskan.se/skane/ovadret-ror-sig-mot-skane-har-redan-borjat-blasa-upp/
https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/varningar-och-meddelanden/varningar
Written by: admin