Lajme

Kontrollet më të rrepta i nxisin të papunët të kërkojnë më shumë punë

todayOctober 28, 2026 16

Background
share close

Kontrollet më të kujdesshme të raporteve të aktiviteteve të personave të papunë bëjnë që ata të aplikojnë për më shumë vende pune dhe të gjejnë një punë të re më shpejt. Këtë e tregon një raport i ri i Institutit për Vlerësimin e Politikave të Tregut të Punës dhe Arsimit (IFAU) në Suedi.

Sipas studimit, kontrolli më i rreptë i raporteve, ku të papunët tregojnë aktivitetet e tyre për kërkimin e punës, ndikon që ata të bëjnë më shumë përpjekje për të gjetur një vend pune.

“Personat që kanë më shumë mundësi për të gjetur punë rikthehen më shpejt në tregun e punës. Ndërsa kontrollet mund të ndihmojnë në parandalimin e papunësisë afatgjatë te personat që e kanë më të vështirë të gjejnë punë“, thotë Johan Vikström, një nga autorët e studimit.

Studimi është mbështetur në të dhënat e Agjencisë Suedeze të Punësimit (Arbetsförmedlingen) dhe të Entit të Statistikave të Suedisë (SCB).

Në këtë studim janë përfshirë gjithsej 100 mijë persona të papunë, të dhënat e të cilëve janë përdorur për të analizuar ndikimin e kontrolleve më të kujdesshme në kërkimin e punës dhe rikthimin në tregun e punës.

Burimi:IFAU

Link: https://www.ifau.se/Press/Pressmeddelanden/striktare-granskning-av-aktivitetsrapporter-okar-jobbchanserna/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP