Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria suedeze ka vendosur të aktivizojë edhe për muajt nëntor dhe dhjetor skemën e mbështetjes për familjet që përballen me çmime të larta të energjisë elektrike. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Energjisë dhe Ekonomisë, Ebba Busch (KD), gjatë një konference për shtyp.
Vendimi është marrë për shkak të pritshmërive se çmimet e energjisë elektrike do të vazhdojnë të jenë të larta edhe gjatë muajve në vijim.
Sipas ministres Busch, qeveria do të japë kompensim për shpenzimet e energjisë elektrike që kalojnë 1,50 korona suedeze për kilovat-orë (kWh).
”Të hyjmë në dimër, në një situatë kaq të pasigurt në botë, pa pasur mundësi t’i mbështesim familjet, nuk është një alternativë për ne”, deklaroi Ebba Busch.
Sipas qeverisë, një nga arsyet kryesore të rritjes së çmimeve është mungesa e gazit dhe naftës në tregjet ndërkombëtare. Një tjetër faktor që ndikon në rritjen e çmimeve është ulja e temperaturave, pasi gjatë muajve të ftohtë rritet edhe konsumi i energjisë elektrike.
Për momentin, nuk dihet se sa do t’i kushtojë shtetit kjo skemë mbështetëse. Kostoja përfundimtare do të varet nga niveli i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.
Burimi:Regeringen
Link: https://www.regeringen.se/pressmeddelanden/2026/11/presstraff-om-hogkostnadsskyddets-utformning/
Written by: admin