Lajme

Editoriale: Moderatët përfitojnë nga përplasjet mes partive të majta

todayNovember 4, 2026 5

Background
share close

Partitë e majta dhe të gjelbra në Suedi duhet t’i japin fund përplasjeve publike dhe deklaratave të vazhdueshme në media, nëse nuk duan t’ia lënë fitoren në zgjedhje kryeministrit Ulf Kristersson. Kështu shkruan Anders Lindberg, komentator politik i gazetës Aftonbladet, pas votimit të zhvilluar dje në Parlamentin suedez, ku propozimi i liderit të Partisë së Qendrës (C) nuk mori mbështetjen e nevojshme.

Sipas Lindberg, brenda bllokut të partive të majta dhe të gjelbra duket se ka disa shenja ndryshimi. Ai veçon dy zhvillime: takimin mes liderëve të partive dhe faktin që përplasjet mes tyre në rrjetet sociale nuk janë më aq të hapura sa më parë.

Ndërkohë, gazeta Sydsvenskan, në faqen e saj editoriale, ngre pikëpyetje për një propozim të Moderatëve në Göteborg. Partia ka propozuar që bashkia të mbështesë kompaninë Volvo, ndërsa gazeta pyet nëse ky propozim është frymëzuar nga modeli i Kinës nën drejtimin e Xi Jinpingut.

Edhe në nivel kombëtar, propozimet e partive të marrëveshjes Tidö janë të ndryshme dhe nuk përputhen gjithmonë me njëra-tjetrën. Sipas Sydsvenskan, përgatitja e një buxheti të ri do të kishte qenë një proces i vështirë për shkak të këtyre dallimeve.

Megjithatë, fakti që vendi po drejtohet me një buxhet të përkohshëm duket se i ka lehtësuar punën ministres së Financave, e cila mund të marrë frymë e lehtësuar, pasi nuk i është dashur të përballet me vështirësitë e hartimit të një buxheti të ri.

“Moderatët do të vazhdojnë të paraqiten si më të përgjegjshmit në këtë situatë, të paktën edhe për njëfarë kohe”, përfundon komenti editorial i gazetës Sydsvenskan.

Burimi: Sydsvenkan/Aftonbladet

Link: https://www.aftonbladet.se/ledare/a/gdbA60/regeringsbildningen-kristersson-kan-fortfarande-bli-statsminister

https://www.sydsvenskan.se/opinion/huvudledare/skont-for-svantesson-nu-slipper-ju-tido-komma-overens/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP