Lajme

Stokholmi planifikon të zgjerojë zonën mjedisore, ndalim për makinat me naftë, benzinë dhe hibride

todayNovember 5, 2026 7

Background
share close

Drejtuesit e Bashkisë së Stokholmit, të përbërë nga partitë e majta dhe të gjelbra, duan të zgjerojnë zonën mjedisore në kryeqytetin suedez. Në këtë zonë synohet të ndalohet plotësisht qarkullimi i makinave me naftë dhe benzinë, por edhe i makinave hibride me karikim elektrik (plug-in hybrid). Lajmi është bërë i ditur nga TV4 Nyheterna.

Për të ndihmuar sa më shumë qytetarë që të kalojnë te makinat elektrike, drejtuesit e qytetit kërkojnë që të vendosen subvencione dhe mbështetje të reja financiare për blerjen e tyre.

Këtë e bëri të ditur Cindy Falquet Lindh (MP), e cila ka marrë së fundmi detyrën si përgjegjëse për çështjet e mjedisit dhe klimës në Bashkinë e Stokholmit.

“Duhet të jetë e mundur të bësh një jetë të mirë në qytetin e Stokholmit dhe të kesh kushte të mira për shëndetin”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, vendimi i Administratës së Qarkut (Länsstyrelsen), e cila gjatë mandatit të kaluar ndaloi vendosjen e një zone mjedisore në disa pjesë të qendrës së Stokholmit, do të rishqyrtohet nga drejtuesit e rinj të qytetit.

Nëse projekti merr miratimin, zona mjedisore do të zgjerohet dhe do të përfshijë disa lagje të tjera të kryeqytetit.

Plani parashikon që në këto zona të mos lejohen të qarkullojnë makinat me naftë, benzinë dhe as makinat hibride me karikim elektrik. Përmes këtij zgjerimi, drejtuesit e Stokholmit synojnë të përmirësojnë cilësinë e ajrit dhe të krijojnë kushte më të mira për shëndetin e banorëve.

Burimi: TV4

Link: https://www.tv4.se/artikel/3pd9ysneJuW7JucnITMclH/roedgroena-styret-vill-utoeka-miljoezonen-i-stockholm-angelaeget

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP