Lajme

Civil Rights Defenders i bën thirrje Socialdemokratëve të votojnë kundër heqjes së shtetësisë suedeze

todayNovember 6, 2026 75

Background
share close

Organizata për të drejtat e njeriut Civil Rights Defenders i ka bërë thirrje Partisë Socialdemokrate (S) që të votojë kundër propozimit për heqjen e shtetësisë suedeze për personat që kanë dy shtetësi dhe janë dënuar për krime të rënda.

Në një artikull të publikuar në gazetën suedeze Aftonbladet, organizata paralajmëron se miratimi i këtij ndryshimi kushtetues do të krijonte në praktikë dy kategori qytetarësh: ata që kanë një shtetësi të fortë dhe të sigurt dhe të tjerë, shtetësia e të cilëve do të ishte më e dobët dhe e kushtëzuar.

Në pranverën e këtij viti, Parlamenti suedez (Riksdag) votoi pro propozimit që shtetësia suedeze të mund t’u hiqet personave që kanë edhe një shtetësi tjetër dhe që janë dënuar për vepra të rënda penale.

Por, meqë bëhet fjalë për një ndryshim të Kushtetutës, propozimi duhet të miratohet edhe një herë nga Parlamenti i ri. Votimi i dytë dhe përfundimtar është caktuar të zhvillohet javën e ardhshme, më 11 nëntor.

Për këtë arsye, Civil Rights Defenders i kërkon Socialdemokratëve të mos e mbështesin ndryshimin ligjor.

Organizata thekson se partia ka ende një mundësi të fundit për të kundërshtuar një rregull që, sipas saj, do të bëjë dallim mes qytetarëve suedezë, duke u dhënë disa prej tyre më shumë siguri dhe mbrojtje se të tjerëve.

Në artikull, përfaqësuesit e organizatës shkruajnë se Socialdemokratët kanë «tani një mundësi të fundit për të thënë jo ndaj një sistemi ku shtetësia e disa suedezëve vlen më shumë se ajo e të tjerëve».

Autorët e artikullit:

  • Sofia Walan, sekretare e përgjithshme e organizatës Civil Rights Defenders.
  • John Stauffer, kryejurist i organizatës Civil Rights Defenders.

Burimi: Aftonbladet

Link: https://www.aftonbladet.se/debatt/a/mKGM54/sta-upp-mot-aterkallelse-av-medborgarskap-s

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP